BAGDAD

Gjatë një konfrontimi të armatosur në Bagdad mbrëmë janë vrarë dy ushtarë amerikanë, kurse një ushtar tjetër dhe një përkëthyes irakian janë plagosur.
Ndërkohë forcat amerikane kanë arrestuar në Tikrit shtatë irakianë, përfshirë edhe dy ish gjeneralë, të dyshuar për organizimin e sulmeve kundër trupave të Shteteve të Bashkuara.
Ndërkaq, komandanti i forcave aleate në Irak, gjenerali Ricardo Sanchez tha në Bagdad se trupat e tij do të bëjnë bastisje më pak agresive. Ai ka thënë se ka patur ankesa se taktikat e ushtrisë së tij nuk kanë qenë mjaftë të ndijëshme ndaj kulturës dhe traditës irakiane.