AMAN/JORDANI

Kryeministri i Jordanisë Ali Abul Ragheb bëri thirrje sot për tërheqje të shpejtë nga Iraku të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri tha se qeevria e tij do të përpiqet deri në fund të mbrojë integritetin e shtetit irakian dhe të drejtën e irakianëve që të ushtrojnë vetëvendosjen.