KABUL

Forcat e sigurisë së Afganistanit janë angazhuar në një operacion kundër luftëtarëve Talibanë rreth 75 kilometra në veri të Kandaharit, kurse gjatë luftimeve të mbrëmëshme janë vrarë katër talibanë dhe dy ushtarë qeveritarë.
Nga fillimi i javës po në të njetin rajon ishin vrarë tre ushtarë qeveritarë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, në raportin e tij të fundit thot se siguria mbetet pengesa kryesore për paqën në Afganistan.