HAGË

Tribunali i Hagës gjatë ditës pritet të shpallë verdiktin lidhur me procesin gjyqësor kundër mjekut serb nga Bosnja, Milomir Stakiq, të akuzuar për gjenocid ndaj civilëve në bosnjën veri-perëndimore gjatë luftës së Bosnjës.
Prokuroria ka thënë se Stakiq kishte luajtur rol kyç në një fushatë ''të pastrimit etnik'', të drejtuar kundër myslimanëve dhe kroatëve pas muajit maj të vitit 1992.
Ai akuzohet për ngritjen e kampeve Omarska, Keraterm dhe Trnopolje.