KOMBET E BASHKUARA

Zyrtarët më të lartë të Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar nga vendet e koalicionit, të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, që të përcaktojnë afate, në mënyrë që t'i jepej fund pushtimit ushtarak të vendit.
Kreu i OKB-së, Kofi Anan dhe i dërguari i tij i posacëm në Irak, Sergio Verra de Mello, deklaruan para Këshillit të Sigurimit se duhet të jenë vetë irakianët ata që duhet të drejtojnë reformat politike në vend.
Duke folur për krijimin e Këshillit qeverisës de Mello tha:
"Ne kemi tani një strukturë zyrtare të përbërë nga përfaqësues të lartë dhe të nderuar irakianë, të cilët janë të besueshëm dhe kanë autoritet e me të cilët gjërat mund të cohen përpara."
Ndërsa përfaqësuesi i Irakut në Këshill, Adnan Pacaci, tha para Këshillit të Sigurimit se qëllimi kryesor është të organizohen zgjedhjet që do cojnë në krijimin e një qeverie të ardhur në rrugë demokratike.