BAGDAD

Komandanti i forcave të koalicionit në Irak, gjenerali amerikan, Ricardo Sanchez thotë se forca do të qëndroj në ate vend derisa t'a bëjnë të sigurtë që për sigurinë dhe stabilitetin të kujdesen irakianët dhe do të largohet posa të ndodhë kjo.
''Ne do të jemi këtu aq gjatë sa do të duhet për t'a bërë të sigurtë se irakianët mund të marrin përkujdesin për sigurinë dhe stabilitetin e këtij vendi dhe do të shkojmë posa të ndodhë kjo '', ka thënë gjenerali Sanchez.
Ndërkaq, gjenerali amerikan që kishte komanduar operacionet e luftës, Tomy Franks tha në Uashington se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Irak me vite, por nuk e di se a do të thotë kjo dy apo katër vite.