BAGRAM/AFGANISTAN

Trupat amerikane dhe italiane kanë përfunduar operacionin e përbashkët katër ditësh kundër luftëtarëve të mbetuar e të dyshuar Taliban dhe al Kaidas në Afganistanin jug-lindor, njoftojnë ushtarakët amerikanë.
Koloneli Douglas Lefforge tha se qëllimi i operacionit ishte që t'u bëhet i pamundur vend-strehimi atyre që luftojnë forcat e koalicionit dhe të zbrapset terrorizmi.