BAGDAD

Trupat e Shteteve të Bashkuara kanë vrarë 11 sulmues irakian të cilët i kishin vënë pritën një konvoji ushtarësh amerikanë afër Bagdadit.
Gjatë dy ditëve të fundit në Irak është vrarë një ushtar amerikan dhe janë plagosur mbi 12 të tjerë.
Këshilltarja amerikane për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice tha dje në Uashington se priten rreziqe të tjera.
''Ne e dinim se do të ishin kohëra të rrezikëshme. Nuk mendoj që kushdoqoftë të ketë kahrxhuar kohë duke u orvatur të thotë se si e definoni të rrezikëshmen, por se mund të ishte e mundur që do të pësojmë viktima të tjera, mendoj se gjithkush e kishte kuptuar'', ka thënë zyrtarja e lartë amerikane.
Forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak gjatë javëve të fundit janë gjendur nën sulme të përditëshme.