JERUSALEM

Kryeministri palestinez, Mahmoud Abbas dhe kryeministri izraelit, Ariel Sharon kishin një takim për të diskutuar zbatimin e planit ndërkombëtar për arritjen e paqës.
Duke folur në konferencë të përbashkët për shtypin me kryeministrin palestinez, kryeministri izraelit tha se gjasat për paqë midis Izraelit dhe palestinezëve janë përmirësuar.
''Ne nuk kemi luftë me ju. Ne nuk dëshirojmë t'u qeverisim apo të diktojmë fatin tuaj. Ne duam të jetojmë në paqë me ju si fqinjë të mirë në frymën e respektit dhe bashkëpunimit'' , tha kryeministri Ariel Sharon.
Kryeministri palestinez, Mahmoud Abas tha se populli i tij nuk kishte armiqësi me popullin izraelit dhe kishte shfaqur shpresën se takimi do të shpiente kah sendërtimi i planit të paqës.
''Konflikti jonë me ju është i natyrës politike dhe ne do t'e përfundojmë me mjete politike. Ne nuk kemi armiqësi me popullin izraelit'', ka thënë kryeministri palestinmez, Mahmoud Abbas.