BOUFARIK, ALGJERI

Së paku 17 persona kanë humbur jetën nga pasojat e përplasjes së aeroplanit ushtarak të tipit Herkules në një territor të banuar, në jug të kryeqytetit Algjer, ka thënë një zyrtar i lartë ushtarak. Agjencitë e lajmeve informojnë se deri tash janë gjetur 17 trupa të pajetë, përfshirë këtu edhe 4 trupa të ekuipazhit.