BUDAPEST

Në konferencën për "Romët në një Evropë të zgjeruar", që filloi sot në kryeqytetin e Hungarisë, po marrin pjesë disa kryeministra, liderë të romëve dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë.
Është thënë se kjo konferencë ka për qëllim gjetjen e mënyrave të reja për bashkëpunim ndërmjet organizatave civile, qeverive dhe komuniteteve të romëve. Duke folur në këtë tubim, presidenti i Bankës Botërore, James Wolfensohn, pos tjerash, tha "minoriteti rom, gjatë shekujve ka qenë viktimë e diskrimiminit, pa pasur mundësi dhe pa shpresë".