PRISHTINË

Ambasadori amerikan në Nato, Nicholas Burns duke folur në zyrën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha sot se "përveç pranisë ushtarake në Kosovë... përpjekjet amerikane për ndihmë vetëm në këtë vit arrijnë në 100 milionë dollarë". Në kumtesën e zyrës amerikane në Prishtinë mëtutje thuhet se "në këtë mënyrë qeveria e Shteteve të Bashkuara po e tregon përkushtimin e vet për të punuar me qytetarët dhe institucionet e Kosovës në realizimin e sandardeve për përgatitje për të hyrë në Evropën e re".