Qeveria Maqedonisë është pajtuar sot që ta nënskruajë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, me të cilën shtetasit amerikanë përjashtohen nga ekstradimi në gjykatën e përhershme ndërkombëtare. Kështu ka kumtuar sot Qeveria e Maqedonisë. Bashkimi Evropian e mbështet fuqishëm gjykatën ndërkombëtare të përhershme penale dhe ka kërkuar nga vendet që synojnë anëtarësim në BE, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit, që të përmbahen nga nënshkrimi i marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.