BAGDAT

Joseph Biden, një nga senatorët drejtues në Kongresin amerikan, po viziton Irakun.
Ai ka thënë se rindërtimi i Irakut do kërkojë qindra milionë dollarë dhe se presidenti Bush duhet të bëjë publike për amerikanët koston e angazhimit amerikan në Irak.
"Edhe unë mendoj senuk mund të llogaritet në të ardhurat nga industria e naftës për rindërtimin e Irakut. Kjo industri është në vështirësi. Nuk besoj se këto të ardhura janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat financiare që ka populli irakian për momentin", tha senatori Biden në Bagdat.