AMMAN

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, sot u takuan për t'i shtyrë izraelitët dhe palestinezët të punojnë për planin e paqes, vetëm disa orë pas vrasjes së një lideri të Hamasit.
Pas takimit, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e ka shfaqur keqardhjen për vrasjen e njërit nga liderët e Hamasit, duke thënë se kjo mund ta dëmtojë procesin e paqes.
Ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana e theksuan rolin e Evropës për planin e paqes në Lindjen e Mesme.
Duke folur në tubimin e Forumit Ekonomik Botëror në brigjet e Detit të Vdekur në Jordan, Solana tha se plani i paqes nuk do të ishte i mundur pa kontributin e Evropës.