Ministrat belgë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme shfaqin pikëpamje të kundërta rreth ligjit, i cili u lejon gjykatave belge të procedojnë me gjykime për krime lufte, pavarësisht vendit ku janë kryer. Ministri belg i Mbrojtjes Andre Fllaho, tha sot se mbase ligji duhet të ndryshohet. Ai tha se qeveria e tij do të kërkojë bisedime me Shtetet e Bashkuara për të gjetur zgjidhje, ndërsa Ministri i Jashtëm Lui Mishel tha se nuk ka nevojë për ndryshime.