RAMALLAH

Kryeministri palestinez Mahmud Abas i dënoi sulmet e reja të grupeve militante palestineze që kërcënojnë planin amerikan të paqes. Abas u zotua se do të bëjë presion mbi këto grupe që të përkrahin bisedimet për armëpushim. Në sulmet që u bënë në fundjavë vdiqën pesë izraelitë dhe pesë palestinezë.