BEOGRAD

Qeveria amerikane "është thellësisht e pezmatuar" me rrjedhën e hetimeve në Mal të Zi lidhur me trafikun e qënieve njerëzore.
Bëhet fjalë për një proces ku trafikantët e femrave, dhe të tjerë të përfshirë në trafik, me qëllim prostitucioni nuk janë dënuar në proceset e fundit gjyqësore.
Rastet në fjalë përfshinin dhe atë të një prostitute moldave, e cila kishte akuzuar zyrtarë malazez për tortura dhe dhunime.
Qëndrimi amerikan është bërë i ditur përmes një deklarate të Ambasadësë amerikane në Beograd.