BAGDAT

Administratori civil i Irakut, diplomati amerikan Paul Bremer, ka filluar bisedimet për të ardhmen politike të Irakut të pas luftës.
Bremer është takuar me përfaqësues të kurdëve si dhe të popullsisë shiite.
Ndërkaq edhe gjatë ditës së sotme ka pasur sulme me granata kundër trupave amerikane në Falluxha.
Dje në këtë qytet në një incident të ngjashëm humbi jetën një ushtar amerikan.