KABUL

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqim ka nënshkruar sot një marrëveshje me qeverinë afgane, sipas së cilës do t'i japë Afganistanit ndihma në vlerë prej 317 milionë dollarësh. Ndihmat do përdoren për furnizimin e popullsisë me ushqime dhe rimëkëmbjen e bujqësisë vendase.