HERAKLION/GREQI

Në takimin e Kretës, ministri i Jashtëm izraelit, Silvan Shalom foli për një nga vërejtjet e Izraelit për planin e paqës të pranuar dje, duke thënë se ''kurrsesi'' refugjatëve palestinezë nuk mund t'u jepet e drejta e kthimit në shtëpit e tyre në Izrael.
''Ne kemi vetëm një shtet hebrej të rrethuar me 22 shtete arabe, para se të themelohet shteti Palestinez. Problemi i refugjatëve duhet të zgjidhet në ato vende ku ata ndodhen'', ka thënë ministri i Jashtëm izraelit.