PRISHTINË

Finansieri dhe filantropisti amerikan, George Soros ka shfaqur gadishmërinë që përmes trajnimit të kuadrove të reja t'i ndihmojë qeverisë së Kosovës në formimin e ekspertëve të profileve të ndryshme, të nevojshëm në procesein e asocim shoqërimit strukturave evropiane.
Gjatë vizitës në Kosovë, ku arriti nga një tubim në Athinë, Soros u takua me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe ka planifikuar takime me shefin e UNMIK-ut, Michael Steiner dhe presisdentin Ibrahim Rugova.
Si'ç tha kryeministri Bajram Rexhepi, George Soros është interesuar edhe për raportet ndëretnike dhe për kthimin e personave të shpërngulur.