MANILA

Dymbëdhjetë vende aziatike u tubuan në një konferencë rajonale në Filipine për të diskutuar standardizimin e masave të përbashkëta për parandalimin e SARS-it.
''Ne duhet të jemi të gatshëm për luftë afatgjate dhe të përcaktojmë resurset me kohë. Sistemet nacionale shëndetësore do të duhet të rishikohen gjërësishtë'', ka thënë presidenti i Tajvanit, Chen Shiu-Bian.
Nga sëmundja e SARS-it , e cila është më e përhapur në Azinë Lindore, deri tash në rrafshin botërorë kanë vdekur 600 njerës, kurse mbi 8.000 janë infektuar. Ajo i ka shkaktuar dëme edhe ekonomisë së vendeve aziatike.