JERUSALEM

Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell vazhdon vizitën në Lindje të Mesme për promovimin e planit për paqë midis izarelitëve dhe palestinezëve, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Powell ka thënë se egziston pajtueshëmëri e mjaftueshme midis dy palëve për fillimin e sendërtimit të planit për paqë që kërkon nga dy palët të ndërpresin dhunën dhe parasheh një shtet palestinez deri nga viti 2005.
''Egziston pajtueshmëri e mjaftueshme lidhur me planin e paqës për të filluar me zabtimin e tij'', ka thënë sekretari amerikan i shtetit.
Colin Powell u takua në mëngjes me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, kurse pas dite do të takojë edhe kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbas.