SEUL

Ministri Jashtëm i Koresë Jugore i ka bërë thirrje Koresë Veriore që të ndërmarrë hapin e parë në drejtim të afrimit me Shtetet e Bashkuara duke i dhënë fund programit të saj bërthamor.
Ministri jug-korean ka deklaruar në Seul se Korea Veriore mund të fitojë garancione sigurie dhe ndihmë ekonomike ndërkombëtare vetëm duke zgjidhur çështjen bërthamore në mënyrë të ''verifikuar dhe të pakthyeshme''.