Lajmet SOFJE 6 maj 2003 Bullgaria do të dërgojë 450 ushtarë si paqëruajtës në Irak deri nga mesi i qershorit , ka deklaruar ministri bullgar i Mbrojtjes, Nikollai Svinarov. Ai tha se bataljoni me gjasë do të vendoset në sektorin e Irakut që do të udhëhiqet nga Polonia.