BAGDAD

Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë gjetur së fundit në një rajon të Bagdadit 100 milion dollarë dhe 90 milion euro. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha se këto para do të jenë të sigurta deri sa të formohet një qeveri stabile në Irak dhe përfundimisht do t'i kthehen irakianëve për t'i mbështetur në rindërtimin e vendit.