DUSHANBE

Rusia, Taxhikistani, Kazakistani, Kirgizistani, Bjellorusia dhe Armenia gjatë një takimi në Dushanbe kanë rënë dakort për ngritjen e një komande të përbashkët ushtarake të një force rajonale të veprimit të shpejtë. Kjo forcë do luftojë trafikun e drogës dhe terrorizmin. Të gjitha vendet nënshkruese janë të dala nga ish Bashkimi Sovjetik.