BAGDAT

Gjendja në kryeqytetin iraken, Bagdat, ka qenë më e qetë gjatë ditës së sotme, ndonëse kanë vazhduar plackitjet. Trupat amerikane kanë njoftuar se kanë gjetur në Bagdat 310 pako me lëndë shpërthyese, të gatshme për t'u përdorur nga atentatorët vetvrasës.
Njëherësh forcat amerikane kanë filluar të marrin hapa konkrete për të rivënë në punë sektorët kyc. Vullnetarë kanë lëvizuar trupat e vrarë gjatë luftimeve nga rrugët e qytetit, ndërsa policë dhe punonjës të shërbimeve publike i janë përgjigjur thirrjes amerikane për të vendosur rregullin në qytet.