ANKARA

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara pranë opozitës irakiene, Zalmay Khalilizad, thotë se liderët e kurdëve të Irakut kanë rënë dakord t'i vënë forcat e tyre nën komandën e Shteteve të Bashkuara nëse shpërthen lufta në Irak.
Partia Demokratike Kurde, njëra nga grupet e kurdëve të Irakut me të cilët është takuar Kahalilizad, pohon se rreth 70 mijë luftëtarë janë të gatshëm që të ndihmojnë forcat e koalicionit.