SARAJEVË

Gjykata e Lartë e Bosnjes u ka urdhëruar autoriteteve serbe të paguajnë mbi 2 milionë dollarë kompenzim për masakrën e Srebrenicës, ku u vranë mbi 7 mijë myslimanë.
Gjykata vendosi pas ankesave të 49 familjeve të viktimave, që pohuan se u janë shkelur të drejtat ngaqë nuk kanë patur kurrfarë informacioni për familjarët e zhdukur.