ALGJER

Presidenti i Francës Jacques Chirac sot e ka riafirmuar kundërshtimin e vendit të tij ndaj luftës në Irak, por tha se Iraku duhet të bashkëpunojë më aktivisht me inspektorët e Kombeve të Bashkuara.
Gjatë një vizite në Algjeri, Chirac tha se duhet bërë presion të fuqishëm ndaj Irakut, që përmes mjeteve paqësore, "t'i eliminojë armët e shkatërrimit në masë".