HAGË

Gjykata e Hagës vërtetoi se i akuzuari për krime lufte Agim Murtezi është arrestuar gabimisht dhe tërhoqi aktakuzën ndaj tij. Gjykatësi Liu Daqun urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Agim Murtezit nga paraburgimi dhe kthimin e tij në Kosovë. Tërheqja e aktakuzës kundër Agim Murtezit, u pasua nga mocioni i Prokurorisë dhe përgjigjja urgjente nga ana e Mbrojtjes, të dyja të dorëzuara më 28 shkurt.