BUJANOC

Prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi thotë se "të gjithëve duhet t,u jetë e qartë se koha e konflikteve të armatosura kaloi" dhe ka shfaqur shpresën se do të arrihet stabilizimi i rrethanave në Luginën e Preshevës.
Në një intervistë për mediat vendore ai ka theksuar se "zhvillimi më i shpejtë ekonomik i rajonit në jug të Srbisë është kyç për zgjidhjen e problemeve jetësore që ngarkojnë situatën politike dhe të sigurisë".