MEMFIS/TENESI

Ish kampioni botëror në kategorinë super të rëndë, amerikani Myke Tyson, ka fituar mbrëmë me nokaut ndaj kundërshtarit Kliford Etjen në sekondën e 49 të raundit të parë gjatë ndeshjes në Memfis të Shteteve të Bashkuara.
Me këte fitore Tyson ka siguruar revanshin kundër kampionit aktual në këtë kategori, britanikut Lennox Lewis.