MOSKË

Ministri Jashtëm rus, Igor Ivanov thotë se ndaj inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin po bëhen presione që të largohen nga Iraku apo të publikojnë raporte që do të paraqisnin bazë për përdorimin e forcës për çarmatosjen e Irakut, por nuk thotë se kush përpiqet të ndikojë tek ata.
"Sipas informatave që kemi, inspektorët ndërkombëtar të armatimit janë vënë nën presion të fortë të largohen nga Iraku, siç ndodhi në 1998-tën, apo ti paraqesin Këshillit të Sigurimit vlerësime që mund të shfrytëzohen si justifikim për operacione ushtarake kundër Irakut", ka thënë ministri i Jashtëm rus dhe u ka bërë thirrje inspektorëve që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre profesionalisht dhe me objektivitet, kurse Irakut të jetë plotësisht i hapur ndaj inspektorëve.