BEOGRAD

Dërgimi në Gjykatën e Hagës i Millan Millutinovicit, ish president i Serbisë dhe i akuzuar nga Gjykata në fjalë për krime lufte në Kosovë është në fazën e fundit, ndërsa po diksutohen detaje teknike. Kjo është bërë e ditur nga burime të Gjykatës së Hagës.
Zëdhënësja e Gjykatës, Florence Hartman tha se “Millutinovici duhet të dorëzohet sa më shpejt”.