XHAKARTA – INDONEZI

Festimet e Vitit të Ri janë pezulluar në rajonet e Azisë të prekura nga tërmeti në Oqeanin Indian. Në vend të festimeve të zakonshme dhe mbrëmjeve me muzikë deri në mëngjes në këto zona qytetarët po ndezin qirinj në mbrëmjen e Vitit të Ri në kujtim të viktimiva.
Këto rajone së bashku me Australinë dhe Zelandën e Re janë të parat që hyjnë në vitin 2005.
Në Sidnej të Australisë ku viti 2005 ka hyrë prej orësh, qytetarët në shesh mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave.