KOLOMBO, SRI LANKË

Në vendet përreth Oqeanit indian sot kanë vazhduar përpjekjet për kërkim shpëtim të personave që konsiderohen të zhdukur pas tërmetit masiv dhe valët shkatërruese detare që vlerësohet se kanë shkaktuar vdekjen e më se 24 mijë njerëzve në Azinë Jugore. Zyrtarët thonë se mijëra njerëz ende konsiderohen të zhdukur ndërsa miliona të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Ky tërmet ka goditur Sri Lankën, ishullin Sumatra të Indonezisë, Tajlandën , Indinë. Zyrtarë kanë thënë se Bashkësia ndërkombëtare tashmë ka filluar dërgimin e ndihmave për të mbijetuarit e këtij tërmeti. Shtetet e Bashkuara mbrëmë vonë kanë premtuar afro 15 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për vendet që janë goditur më se tepërmi nga tërmeti dhe vërshimet e shkaktuara nga ai.