MOSKË

Presidenti rus Vlladimir Putin ka thënë se faktikisht Kosova po ndahet nga Serbia dhe Mali i Zi. “Të gjithë thonë se nuk do të ketë pavarësi për Kosovën, po në praktikë Kosova po ndahet dhe të gjithë po shtiren sikur nuk dëgjojnë e nuk shohin asgjë. Ndërsa pajtohen me këtë”, ka thënë Putin në konferencën e fundvitit për gazetarë, duke iu referuar problemit të Abhazisë në Gjeorgji.