BEOGRAD

Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica deklaroi sonte se takimi i tij me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ende nuk është përcaktuar, por që një takim i tillë gjithsesi se do të mbahet.
Deklarata pason një letër të shefit të UNMIK-ut dërguar kryeministrit serb, nga i cili kërkohet vendosja e bisedimeve Prishtinë - Beograd.
Megjithatë, nga sot, Soren Jessen Petersen do të jetë në pushim dyjavor në Danimarkë. Takimin e tij me Koshtunicën mund te pritet pas Vitit të Ri.