PRISHTINË

Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka thënë sot se Qeveria e Kosovës do të mveshet vazhdimisht me përgjegjësi në mënyrë që të kalojë në ballë të proceseve të ardhshme sic janë standardet dhe statusi, duke e lënë kështu UNMIK-un në rolin e këshilldhënësit. Këto komente, Jessen Petersen i bëri pas takimit me kryeministrin Haradinaj, të cilit i premtoi dorëzimin e disa kompetencave në fusha te caktuara të ekonomisë.