NJU JORK

Rizgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush në nëntor u cilësua ngjarje kryesore e vitit 2004, në anketën që agjencia Associated Press e zhvilloi në mbarë botën.
Në 5 ngjarjet kryesore të vitit u radhitën lufta në Irak, shpërthimet në Madrid, vdekja e liderit palestinez Yasser Arafat dhe pengmarrja në shkollën në Beslan.
Pas tyre vijojnë skandali në burgun Abu Ghraib, çmimet e larta të naftës, zgjërimi i NATO-s dhe i BE-së, zgjedhjet e kontestuara në Ukrainë dhe kriza në rajonin e Darfurit në Sudan.