TEHERAN

Autoritetet e Irakut po i mbajnë të burgosur më se 1500 iranianë, që janë arrestuar kur ata ishin nisur për ta vizituar një tempull mysliman shiit, ak thënë zyrtari i lartë i Ministrisë së jashtme të iranit, Masoud Khaleghi. Ai ka thënë se deri tash autoritetet e Iranit kanë arritur të sigurojnë lirimin e 142 personave, që ishin të arrestuar në Irak. Mijëra pelegrinë iranianë çdo javë e kalojnë kufirin me Irakun për ti vizituar tempujt e shenjtë shiitë në Naxhaf dhe në Qerbela të Irakut.