BRUKSEL

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrjen e fundit liderëve evropianë që ta lejojnë Turqinë t'i bashkohet bllokut.
Apeli i bërë në një letër, vjen disa orë para fillimit të samitit të BE-së ku do të vendoset për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim me Turqinë. Erdogan, ka thënë se turqit dëshirojnë "të jetojnë nën kulmin e njëjtë me miqtë evropianë, nën parimet e njëjta të lirisë dhe demokracisë". Ai ka thënë se nuk duhet të ketë frikë se Turqia e prapambetur është një barrë, pasi që procesi i reformave do ta transformojë vendin kur të vijë koha për t'iu bashkuar unionit.