ATHINË

Drama e rrëmbimit të autobusit me udhëtarë ka përfunduar paqësisht në Athinë. 6 pengjet e fundit të mbetura në autobus janë liruar të palënduar gjatë natës dhe dy rrëmbyesit e armatosur i janë dorëzuar policisë. Policia greke i ka identifikuar rrëmbyesit si shqiptarë.