Zijadin Gashi, Prishtinë
Nuk ekziston asnjë plan i caktuar për prioritetet e standardeve, por ka një identifikim të prioriteteve në kuadër të standardeve, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Këto komente, Haradinaj i bëri pas disa takimeve që zhvilloi me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe ata të Komisionit Evropian. Kryeministri i Kosovës përsëriti angazhimin e qeverisë së tij për plotësimin e standardeve, duke u përqëndruar pikërisht në fushat e përcaktuara si prioritete:
“Prioritetet janë seleksionim nga Plani për Zbatim i cili është dhe publik. Ka një kohë të gjatë që është folur për lirinë e lëvizjes, për sigurinë, për kthimin, por po ashtu edhe për vazhdimin e decentralizimit. Pra këto do të jenë ato prioritete”, tha Haradinaj.
Ndihmën e vet për plotësimin e standardeve, respektivisht pjesës ku flitet për decentralizimin, kryeministrit të Kosovës ia ka premtuar dhe shefi i misionit të Këshillit të Evropës në Kosovë, Owen Masters. Ekspertët e Këshillit të Evropës janë pjesë e grupit punues për decentralizimin në Prishtinë, prandaj Masters tha se pret që përmes këtij procesi të rezultojnë reforma të tilla, që do të sjellin administratën lokale më afër dhe në shërbim të qytetarëve:
"Ne do të bëjmë ç’është e mundur që t’i plotësojmë kërkesat e kryeministrit dhe qeverisë në mënyrë që decentralizimi të vazhdojë të zhvillohet më tutje”, tha Masters.
Në anën tjetër kryeministri Haradinaj u shpreh optimist se krijimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal, do të jetë një ndihmesë në zbatimin e decentralizimit. Çështja e plotësimit të standardeve, në aspektin e harmonizimit të legjislacionit me kriteret e domosdoshme ndërkombëtare, ka qenë një prej temave të diskutuara dhe në takimin që kryeparlamentari Nexhat Daci, zhvilloi me shefin e misionit amerikan në Kosovë, Philip Goldberg. Me këtë rast, Goldberg tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre për Kosovën, në mënyrë që procesi i plotësimit të standardeve të përmbyllet me sukses:
“Krejt kjo është shumë me rëndësi, pasi na çon në vitin tjetër, kur do të bëhet vlerësimi se sa Kosova i ka plotësuar standardet dhe më pastaj të shpresojmë se do të mund të lëvizim edhe deri te zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës’, tha Golberg.
Ndërkohë, kryeparlamentari Nexhat Daci, tha se standardet do t’i bëjnë qytetarët e Kosovës të barabartë dhe do të hapin perspektivë për zhvillimin e ekonomik të saj:
“Të gjitha proceset që qytetarët e Kosovës i bëjnë të barabartë dhe të përgjegjshëm, edhe decentralizimi, edhe liria në biznes, liria në qarkullim, do të jenë si prioritete, sepse kemi shumë probleme për t’i zgjidhur, dhe mbi të gjitha kërkova përkrahjen që ne të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës”, theksoi Daci.
Në kuadër të procesit përmbushës të standardeve, administrata e UNMIK-ut, pritet që në fund të këtij muaji të përmbyllë raportin e vet vlerësues që do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit. Kurse gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të përgatiten edhe dy raporte të tjera, para se Këshilli i Sigurimit dhe Grupi i Kontaktit, gjatë mesit të vitit të ardhshëm, të japin vlerësimet e tyre për shkallën e plotësimit të standardeve, nga do të varet më pas dhe hapja për përcaktim e statusit të Kosovës.