SHKUP

"Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen e Kosovës", tha gjatë qëndrimit të sotëm në Shkup, zyrtari i Natos, Robert Seri. Ai zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Maqedonisë. Zoti Seri i përgënjeshtroi raportet e mediave se ardhja e tij ishte e ndërlidhur me çështje të ndërmjetësimit lidhur me rastin e Kondovës.