BAGDAD

Kryengritësit irakianë kanë përdorur spitalin e qytetit të Ramadit për të sulmuar forcat amerikane. Administrata e spitalit do merret në pyetje rreth incidentit që nuk ka shkaktuar viktima në mesin e ushtarëve amerikanë. Në të tjera zhvillime forcat e koalicionit arrestuan 30 persona për përfshirje në sulme.