KABUL

Hamid Karzai ka dhënë betimin si presidenti i parë afgan i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Karzai është betuar se do të mbrojë parimet fetare të islamit dhe se do të respektojë dhe zbatojë kushtetutën dhe ligjet tjera të Afganistanit. Ai deklaroi se carmatosja e milicive private, luftimi i tregtisë ilegale të drogës, i korruspionit si dhe bashkimi i të gjitha grupeve etnike dhe fiseve në Afganistan do jenë qëllimet e tij ne mandatin pesëvjecar.
Nënpresidenti amerikan Dick Cheney dhe sekretari i mbrojtejs Donald Rumsfeld ishin në mesin e 27 përfaqësuesve tjerë shtetërorë, që morën pjesë në ceremoninë në Kabul.